Pas SPAL që ngjitet për herë të parë në Serie A, e cila ka nisur festën prej ditësh, festën e ka nisur edhe Verona. Skuadra verdheblu mori një pikë që u duhej në Çezena, teksa ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura rezultat ideal për të dyja palët. Ky sukses ishte i vuajtur për Veronën, në fund të një sezoni plot vështirë, ndërsa vetëm përballjet direkte e ngjitin në A, pasi Frozinone mundi 2-1 Pro Verçelin dhe barazoi veronezët në renditje. Tashmë Frozinone do të marrë pjesë në play-off, së bashku me Peruxhian, Beneventon, Çitadelën, Karpin e Specian.

Ndërkohë, një fund dramatik ka qenë ai në garën për mbijetesë, ku nuk do të ketë fare play-off. Breshia  ku luan edhe Emanuele Ndoj fitoi 2-1 ndaj Trapanit, që ishte ekipi i parë në play-out. Qëndron në B edhe Pro Verçeli i Vajushit (luajti 33 minuta), pavarësisht humbjes në Frozinone, ndërsa sezoni i ardhshëm mbetet mister për Ujkanin, Çanin dhe Manajn, pasi Piza ra në Lega Pro, vetëm një vit pas ngjitjes në B,  ndërsa Avelino e Gjimshitit feston, pasi siguron një mbijetesë të vuajtur.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: