Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit që të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Ky takim vjen pas mbledhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në KQZ, e kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri, Jorida Tabakun.

“Rreth orës 10:30 pritet të mbërrijë ambasadorja amerikane  dhe do të takohet me krerë e grupeve parlamentare të PS Taulant Balla dhe kreun e Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Ky takim i sotëm vjen pas takimit të djeshëm që ambasadorja zhvilloi në KQZ sa i përket influencave ruse në PD”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb