Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha folën edhe aleatët. Si Fatmir Mediu ashtu edhe Vangjel Dule thanë se janë të gatshëm të takohen nesër me presidentin Meta, të cilit do t’i prezantojnë platformën e tyre për zgjidhjen e krizës.

Fatmir Mediu: Për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri është problemi ndaj ne nuk pranojmë Ramën si pjesë të zgjidhjes.

Vangjel Dule:
Siç jeni në dijeni nesër në orën 11:00 do të zhvillohet takimi me Presidentin Meta. Do ti paraqesim platformën tonë, që përbën një bazë të mirë për të nisur përpjekjen e të gjitha palëve për konsensusin e domosdoshëm, që kërkon realiteti jonë. Zgjedhje me një palë nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë. Arroganca, prepotenca e zotit Rama nuk i shërben këtij objektivi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: