Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me dy përfaqësuesit e KiE Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly. Mësohet se takimi po mbahet në selinë e LSI-së. Kujtojmë se më herët se përfaqësues të KiE zhvilluan dhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Pak pas takimit, i pyetur se ku u fokusua diskutimi me raportuesit e KiE-s, Basha tha tek kriza politike dhe asaj çfarë mund të bëjë opozita për reformën zgjedhore.


“Tek zgjidhja e krizës politike dhe gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që do t’u kthejë sovranitetin qytetarëve dhe do iu kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare një parlament legjitim, një qeveri legjitime, sundimin e ligjit, demokracinë, si kushtet për një bashkëjetesë demokratike për mirëqenie, për punësim, për ekonominë dhe punësimin që duan të gjithë qytetarët dhe po kështu për hapjen e rrugës së bllokuar drejt anëtarësimit në BE”, -deklaroi Basha.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb