TIRANE

Komisioneri për Zgjerim ka reaguar menjëherë pas takimit që realizoi me kreun demokrat Lulzim Basha.

Varhelyi tha se në takimin me Bashën pati një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare.

“Në takimin me Lulzim Bashën kishim një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare. Mirëpres marrëveshje për të ecur përpara me reformën Zgjedhore”, tha Varhelyi.

Deklaratat e Bashws pas takimit me Komisionerin:

Basha tha para mediave se komisioneri për Zgjerim e ka prezantuar me strategjinë e tij, të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështesin plotësisht, dhe se kanë gjetur dakordësi për arritjen e dy objektivave madhore, që do çonin në zgjidhjen e krizës, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe hapja e negociatave.

“Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin.

Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara”, tha Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb