Ambasadori amerikan, Philip Kosnett pasi ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka takuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mësohet se takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë biseduar për krijimin e Qeverisë dhe Kurti ka qenë në takim edhe me zyrtarë të lartë të partisë së tij.

Ndërkohë, në takimin që zhvilloi me Mustafën, ky i fundit ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: