SHBA

Zëvendës.ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer tha se Kosova duhet të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. Palmer tha se taksa e vendosur është pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe anëtarësimin e tyre drejt Bashkimit Europian.  Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit u shpreh se është Uashingtoni ai që kërkon heqjen e kësaj tarife, shkruan Tanjug.

Zyrtari amerikan tha se Samiti i Parisit i cili është përcaktuar të mbahet me 1 korrik do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë “Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve”.

SHBA, mësohet të jetë shprehur ai përkrah partnerët evropianë në atë që po bëjnë për të lehtësuar dialogun dhe se i përkrahin përshpejtimin e negociatave në këtë proces në mënyrë që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb