TIRANË

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është në një konferencë për media, teksa dy ngjarje të rëndë që sollën 8 viktima ndodhën në harkun kohor të dy ditëve në vend.

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me armë zjarri ku humbën jetën 4 persona për një parcelë plazhi. I mirëkuptoj ankesat e qytetarëve. Por dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave të saj dhe përmirësimit që do të bëhen, as nuk ndjek të gjitha makinat që lëvizin në rrugët e vendit dhe as pas konfliktit të fqinjëve. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë, ato i ndalon gjykata. Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndal parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje. Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën.

Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e  komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi”- tha Çuçi.

Konferenca vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ishte vetë kryeministri ai që paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohet. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.

Mëngjesin e së premtes një familje u shua në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga një “Audi”.

Mesnatën pas së shtunës 4 persona u vranë në Velipojë pas sherrit për hapësirat në Plazh, 2 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë që ngjarjet e tjera kriminale nuk kanë munguar intensive gjatë këtyre ditëve, opinioni publik ka kërkuar reagime nga shteti dhe madje qytetarët kanë zhvilluar dhe një protestë ndërgjegjësimi për aksidentet. Gjithashtu policia dhe qeveria është vendosur nën shënjestrën e opozitës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb