Pandemia e Covid-19 ka marrë me mijëra jetë dhe njerëzit i ka kapluar frika.

Së fundmi këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, janë prekur nga e gjithë kjo situatë dhe kanë vendosur të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covidit.

Këngëtari Labinot Tahiri, nëpërmjet një postimi në Instastory, ka treguar se Fjolla dhe Fisniku kanë dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19.

“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë.”– ka shkruar Labi krahas postimit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb