Të vendosësh në dyshim të drejtën e Manuel Neuer si titullar te Bayern Munich dhe kombëtarjae Gjermanisë është një sakrilegj. Të paktën kështu mendon vetë portieri, që pasi kaloi vitin 2019 duke polemizuar me Ter Stegen për vendin në formacionin e përfaqësueses gjermane, tashmë I takon të merret me të njëjtën çështje edhe për atë që prej vitesh është “pronë” e tij.

W1900 H1067 X1475 Y829 Dpa Bfunk Dpa 5fa04800a0452ae2 725f8bed9f12ad47
W1900 H1067 X1475 Y829 Dpa Bfunk Dpa 5fa04800a0452ae2 725f8bed9f12ad47

Gjithçka nisi me vendimin e klubit bavarez që ka siguruar shërbimet e portierit të Shalke, Alexander Nübel për sezonin e ardhshëm. Historia e 23 vjeçarit është e njëjtë me atë të Neuer, që gjithashtu u largua nga skuadra e Gelsenkirchen, kur mbane shiritin e kapitenit. Një detaj që rrezikon jo pak të ndryshojë hierarkinë në portën e Bayern duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Imago45991923h
Imago45991923h

Pikërisht këtë nuk mund ta pranojë Neuer, që megjithëse nuk del hapur, me anë të deklaratave të fundit ka dërguar sinjale kërcënuese, që lidhen me rinovimin e kontratës në skadencë verën e vitit të ardhshëm. “Fakti që Nübel ka firmosur me Bayern nuk ndikon aspak në rinovimin e kontratës. Sigurisht, kërkesat i bëj unë dhe kam disa gjëra në mëndje”, është shprehur portieri gjerman, që ka lënë të kuptohet se do të kërkojë të marrë me dokument rolin e titullarit në të ardhmen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: