Turqia dhe Siria u tronditën mëngjesin e kësaj të hënë nga tërmeti 7.7 ballë duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.

Ndërkohë autoritetet italiane paralajmëruan se bregdeti i vendit mund të përballet me valët e cunamit. Alarmi u dha pas tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri.

Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë reagoi duke i bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zonat bregdetare.

“Rekomandohet të largoheni nga zonat bregdetare, të arrini në zonën më të lartë pranë dhe të ndiqni indikacionet e autoriteteve lokale”.

Megjithatë, disa orë më vonë, departamenti tërhoqi alarmin, duke thënë se heqja “u urdhërua në bazë të të dhënave të përpunuara nga Qendra e Paralajmërimit për Tsunami e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: