Pas tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, pamje të frikshme vijnë nga qyteti Elazig, ndërsa raportohet për 15 viktima deri më tani. Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 300 persona të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: