Rreth 20 xhihadistë janë arratisur nga një burg në veriperëndim të Sirisë, pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Burgu i policisë ushtarake në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, ku rreth 1300 prej tyre dyshohet se janë luftëtarë të ISIS.

Një prej zyrtarë të burgut, deklaroi se pas tërmetit që goditi edhe zonën në Rojo, të burgosurit filluan kryengritjet dhe morën kontrollin në disa pjesë të burgut, ku 20 prej të cilëve arritën të arratiseshin.

Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme të mëdha, me mbi 5 mijë viktima , mijëra të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb