Nuk ka qetësi në Greqi. Pas një tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter mbrëmjen e sotme, së fundmi është regjistruar një tjetër lëkundje në vend.

Sipas Institutit Gjeodinamik një tërmet me magnitudë rreth 4 ballë ka goditur Korinthin.

Gjeodinamika përcaktoi se epiqendra ishte 27 km në verilindje të Korinthit, me thellësi 16.7 km.

Sakaq lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb