Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama i cili informon se 4 destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Ai ka zbritur sot nga avioni i parë i mbërritur në aeroport, i shoqëruar nga dy ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

Rama tha se nga sot kompania është e vendosur dhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para nga 2 herë në javë

“Jemi përsëri këtu për të lajmëruar ardhjen e avionëve të kompanisë Wizz Air pas një periudhe të rëndësishme bashkëbisedimesh, diskutimesh. Nga sot kompania është e vendosur dhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para nga 2 herë në javë dhe të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjesht për sezonin, ndërkohë që më drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutuar dhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia. Unë nuk do i ndahem Kukësit derisa the london boys Kukës të kenë fluturime nga London në Kukës me tarifa tërësisht simbolike. është dita për t’iu thënë atyre që nuk kanë një kapacitet durimi se kjo punë dhe të gjitha punët e mira kërkojnë durim. Shumë gjëra kemi dëgjuar kur lançuam punën për aeroportin e Kukësit, me siguri do dëgjojmë sot, por në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbeten. Jam i sigurt se ky aeroport do ketë një të ardhme të sigurt dhe e gjithë kjo zonë, për shkak të aeroportit.


Sot është një ditë shumë e bukur këtu me diell dhe me dëborë në majat përreth dhe unë jam shumë i kënaqur që sot ne jemi këtu për t’i dhënë një mundësi të re të gjithë banorëve, jo vetëm të Kukësit, por të një treve të tërë që përfshin dhe pjesën matanë bjeshkëve në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, duke iu hapur 4 destinacione.
Janë tre vende me katër destinacione, dy herë në javë, ndërkohë që çmimet e udhëtimeve janë 19 euro për secilin destinacion”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi më tej se do të ketë dhe një zhvillim për punësimin.
“Ulje e çmimeve deri në 10-fish edhe pse ka kompani të cilat kanë çmime më të larta, apo të ulëta, por në tërësi rënia e çmimeve është shumë domethënëse. Aeroporti i Tiranës shumë konkurrues. Besoj se me lëvizjen tjetër të radhës së qeverisë për të hequr taksën e kufirit nga aeroportet do ketë tjetër ulje të çmimeve për qytetarët dhe tjetër hop për konkurrueshmërinë.
Sot kompania Wizz Air ka 200 shqiptarë dhe shqiptare vajza dhe djem të punësuar dhe plani është për të shkuar në 500 të punësuar. Në muajt në vijim kompania do të hapë thirrjet për të punësuar, janë vende të paguara mirë. Të gjitha ata që duan të provojnë veten duhet thjesht të mos e presin punën të vijë me aeroplan tek shtëpia, por të shkojnë të punojnë. Investime masive në aeroporte. Do të investohet për pistën, për të garantuar dhe çeljen e fluturimeve transoqeanike. Do të investohet për terminalin e ri për të përballuar këtë fluks të rritur”, tha Rama.

“?Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë? ?
Punë dhe durim?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb