Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë fotografuar në New York, veç e veç, pasi në Internet qarkulluan fotot e tyre bashkë në një festë.

Aktori u shfaq me një kapele, ndërsa mbajti një profil të ulët. Ylli i “Revenant”, 47 vjeç, kishte veshur një T-shirt me jaka ngjyrë të bardhë, pantallona të shkurtra të zeza. Ai u përpoq t’i shpëtonte vëmendjes me një maskë gri teksa ecte me biçikletë.

Mbrëmë aktori festoi me miqtë e tij, duke përfshirë Helly Nahmad, në Casa Cipriani. Sipas ‘Page Six’ aktori i “Wolf of Wall Street” u vesh me të njëjtën veshje kur u takua me Hadid vetëm disa ditë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër, Gigi Hadid u fotografua duke shkuar në shfaqjen e modës së Tom Ford në New York. Gigi u shfaq me një veshje pothuajse tërësisht të zezë: një xhakete lëkure të zezë, pantallona të gjera dhe një këmishë gri.

Aktori dhe Gigi u panë bashkë në një festë të organizuar nga miku i DiCaprios Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në SoHo të shtunën. Fotot nga festa treguan çiftin duke biseduar ndërsa DiCaprio mbështeti duart mbi supet e modeles.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb