Chelsea kërkon të rikthehet sërish në majën e Premier League dhe në majën e europës. Këtë verë londinezët po projektojnë një skuadër të re, investime të bujshme, për të rritur cilësinë në radhët e ekipit të Frank Lampard. Pas kanë mbyllur praktikisht çështjen për transferimin e Timo Werner, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, mungon vetëm firma zyrtare, Chelsea kërkon të rrëmbej një tjetër yll nga Bundesliga, gjithashtu një nga talentet më premtues dhe më të kërkuar, bëhet fjalë për Kai Havertz.

Kai
Kai

Sipas “Daily Mail”, blutë do të bëjnë një tentative zyrtare në javët në vijim për të rezervuar fantazistin e Bayern Leverkusen. Havertz vlerësohet me 100 milion euro, një lojtar që pëlqehet shumë edhe nga Liverpool e Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb