Lente falas për të moshuarit në spitalin Rajonal të Elbasanit. Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla pohoi se ky shërbim ul shpenzimet për kategorinë e pensionistëve ndërsa thekson se deri tani kanë përfituar 1687 pacientë.

“Pas Tiranës lentet e syrit falas për të moshuarit do të ofrohen edhe në spitalin rajonal të Elbasanit. Shërbimi ul shpenzimet për kategorinë e pensionistëve ndërsa deri tani kanë përfituar 1687 pacientë, që kanë kryer ndërhyrjen dhe kanë përfituar lentet falas në spitalet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës. Së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pamë nga afër vijueshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi të ri në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Por po ashtu, kërkuam nga Ministria e Shëndetësisë të financojë, projektin e gatshëm tashmë, të rikonstruksionit të godinës së pediatrisë në Elbasan, për t’i dhënë fund të gjitha rikonstruksioneve në këtë qendër. Synimi i qeverisë ka qenë shndërrimi i spitaleve rajonale në qendra të ngjashme me qendrën spitalore universitare, të cilat jo vetëm e ofrojnë shërbimin shumë pranë banorëve, por padyshim ulin dhe radhët e gjata të pritjes që ishin në spitalin universitar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas 2013 kur nisëm shndërrimin total të spitalit të Elbasanit, të gjithë e mbajnë mend si ka qenë gjendja. Nuk e mendonte kush në 2013 të kishte dializë në Elbasan, sot ka një shërbim dialize të shkëlqyer, i cili ofron shërbim, jo vetëm për banorët e Elbasanit, por për të gjithë qarkun. Nuk imagjinohej më parë, që shteti të subvensiononte tërësisht shërbimin e lenteve për të moshuarit. Është 70 mijë lekë për një të moshuar, pa përfshirë shërbimin dhe tek private kushtonte 100 mijë lekë. Ky është një shërbim që sot mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit. Viti i parë është 2019 me një fond prej 500 mijë eurosh për okulistikën. Dhe nëse e krahasojmë me buxhetet e para 2013, nuk ka të krahasuar. Nuk jepej nga qeveritë e kaluara buxhet për okulistikën, fare.”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: