ELBASAN

Policia Rrugore e Elbasanit brenda një jave ka proceduar dhe vënë në pranga 18 drejtues mjetesh pasi janë kapur në shkelje të rregullave në qarkullim. Kontrolle të tilla janë shpërndarë në të gjithë vendin,ndërsa synohet ulja e rasteve të aksidenteve përgjatë akseve vendore dhe atyre kombëtare.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore ka intensifikuar masat me qëllim përballimin e fluksit gjatë sezonit turisktik veror dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj duke bashkëpunuar me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Një ndihmesë e madhe për Policinë Rrugore vijon të jetë bashkëpunimi me qytetarët. Përgjatë javës, në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital janë bërë 76 raportime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara përgjatë javës që lamë pas, janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, e drejtuesve që gjatë drejtimit të mjetit përdorin celularin, e drejtuesve që bëjnë parakalime të gabuara, duke u bërë burim akisdenti etj.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan, janë vendosur gjithsej 1 183 masa administrative, nga këto:

  • 77 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
  • 89 për mospërdorim të rripit të sigurimit
  • 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
  • 345 për parakalim të gabuar
  • 549 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njëkohësisht Policia Rugore falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i fton sërish për të denoncuar cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 e Koimisariatin Dixhital, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb