KUKËS

Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. “BalkanWeb” solli emrat e tetë drejtuesve të PD, që do të drejtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë.

Mes tyre ishte edhe ish-deputeti Flamur Noka, që do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan, Vorë.

Më parë, Flamur Noka ka qenë drejtues politik në Qarkun e Kukësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit “BalkanWeb” mëson se fushatën elektorale në këtë qark do ta drejtojë demokrati Flamur Hoxha. Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare etë vitit 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb