Dy tituj kampion radhazi në Premier League janë CV më e mirë për një trajner fitues si Pep Guardiola. Man.City festoi në sfidën e fundit titullin kampion, një trofe që për “qytetarët” por dhe për vetë teknikun katalunjas ishte i veçantë.

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Pas titullit, Guardiola ka marrë dhe një trofe personal shumë të rëndësishëm. Shoqata e trajnerëve ka vlerësuar teknikun me çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier Ligë.

Pep
Pep

Ashtu si në kampionat, Guardiola ka lënë pas në garë, Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool. Në vendin e tretë u rëndit Maruzio Pochetino, trajneri i Tottenham:

Guardiola
Guardiola

“Dua ta ndaj suksesin me lojtarët e mi sepse janë ata që krijuan këtë. Gjithashtu edhe me stafin tim sepse kemi luftuar shumë kundër të gjithëve trajnerëve, veçanërisht Jurgen Klopit, që ishte i pabesueshëm deri në fund. Shpresojmë të bëjmë përsëri beteja të mëdha”, u shpreh Guardiola pas titullit të marrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb