Gerard Pique dhe e dashura e tij e re, Clara Cha Marti, u panë duke u puthur dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një koncerti.

Pamjet nga një shfaqje El Gordo y la Flaca u bënë publike fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas u zbulua se çifti ishin në lidhje që nga shkurti, kur ai ishte ende me Shakiran.

Ndërkohë që Dani Martin, një këngëtar spanjoll po dhuronte një performancë, në sfond çifti putheshin me pasion para kamerave.

Pavarësisht fyerjeve mizore që i duron çdo ditë mbrojtësi i Barcelonës, i cili komentohet vazhdimisht për tradhtinë ndaj këngëtares kolumbiane, detaje të reja thonë se romanca e dyshes po bëhet edhe më e fortë.
Babai, vëllai dhe miqtë e lojtarit të Barcelonës thuhet se ishin të gjithë të pranishëm, siç raportohet nga drejtuesit e emisionit të Mamarazzis nga gazeta katalanase El Periodico.

“Ata putheshin dhe shkëmbyen përqafime dhe përkëdhelje”, thanë gazetarët.

Sipas The Sun, Clara është vetëm 23 vjeçe, gjë që nënkupton se ka një diferencë të madhe në moshë me Pique, pasi ai është 35-vjeçar.

Ajo ishte studente në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe u njoh me lojtarin në një event të organizuar nga Kosmos.

Clara punonte si kamariere në atë kohë, por tani ajo është një organizatore profesionale eventesh.

Shakira dhe Gerard nga ana tjetër i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh. Ata kanë bashkë dy fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=iBCijCgq7IA&t=2s&ab_channel=Aventurando

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: