Disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba mëngjesin e sotëm. Siç raporton N1, alarme për bomba ka në tri shkolla në zonën e Beogradit të ri.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.

Sakaq, ekipet e policisë janë dërguar në terren. Kujtojmë se Serbia u trondit ditë më parë kur një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Brograd.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb