Strukturat e rendit dhe sigurisë në Vlorë kanë ndërmarrë masa në të gjithë qarkun për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhe,  pas tragjedisë së rëndë në Himarë.

Konkretisht, seksione të ndryshme të policisë kanë kryer kontrolle për parandalimin e përdorimit të mjeteve lundruese pranë pushuesve.

Blutë e Vlorës kanë bërë gjithashtu sekuestrimin e motorrëve dhe të mjeteve lundruese që qarkullonin në hapësira ujore të palejueshme.

Më herët edhe në Sarandë ka janë sekuestruar disa mjete uji, të cilat janë parë të kryejnë manovra të rrezikshme, si dhe janë kapur pa dokumentacione të rregullta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb