Policia gjermane ka forcuar sigurinë përreth parlamentit federal në Berlin pas trazirave këtë javë në Capitol Hill në SHBA, njoftoi tabloidi i së dielës “Bild am Sonntag”, duke cituar një letër për deputetët nga presidenti i Bundestag-ut, Wolfgang Schaeuble.

“Policia e shtetit të Berlinit tashmë ka bërë thirrje që të shtohen forcat e sigurisë në zonën përreth ndërtesës së Reichstag-ut”, tha Schaeuble.

Një zëdhënëse e Bundestag konfirmoi se Schäuble u kishte shkruar ligjvënësve për situatën aktuale, por nuk pranoi të jepte detaje të përmbajtjes së letrës.

Media gjithashtu raportoi se Schäuble i kishte kërkuar Ministrisë së Jashtme një raport mbi dhunën në Uashington.

“Kam kërkuar një raport nga Zyra e Jashtme e Gjermanisë mbi trazirat në SHBA dhe do të sqaroj me qeverinë federale dhe shtetin e Berlinit se cilat përfundime mund të nxirren nga kjo për të mbrojtur parlamentin”, shtoi ai.

Një zëdhënës i Policisë bëri me dije se do të rishikoheshin masat mbrojtëse për ndërtesat e rëndësishme në Berlin, masa që kanë të bëjnë me ish-ndërtesën e Reichstag, ku mbahet parlamenti dhe vendet që kanë me lidhje me SHBA-në.

Mbështetësit e zemëruar të Presidentit të SHBA Donald Trump, hynë të mërkurën në kryeqytetin e Uashingtonit, selia e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA. Pesë persona vdiqën, përfshirë një oficer policie.

Në Berlin, protestuesit kundër kufizimeve të koronavirusit sulmuan shkallët e ndërtesës së parlamentit gjatë një demonstrate në gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: