TIRANE

Ronela Hajati ka triumfuar me plot 6 çmime në edicion e 20-të të kompeticionit muzikor “Netët e Klipit Shqiptar” të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Ulqin, ku ishin të ftuar dhjetëra yje të muzikës shqiptare.

Përmes disa fotografive në Instgaram, artistja ka reguar për këtë triumf të saj, teksa është shprehur se është tejet e lumtur.

“TQR” fitoi videon më të mirë në të gjithë komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të @neteteklipitshqiptar. Edhe pse shiu nuk na la rehat ky është një moment i lezeçem me kupat e mia Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Ronela është mjaft aktive në tregun muzikor, ndërkohë po shijon suksesin e këngës më të fundit, “Si Yll”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb