Një goditje vërtet e madhe për Bayern në këtë start të sezonit të ri, teksa skuadra bavaraze ka humbur portierin dhe kapitenin e skuadrës Manuel Neuer për shkak dëmtimi.

35-vjeçari u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Superkupës ndaj Borusia Dormund, por arriti ta mbyllte ndeshjen pa u zëvendësuar. Lajmi u bë publik ditën e sotme nga vetë faqja e Bayern duke hidhëruar tifozët bavarezë.

Një prishje planesh për Julian Nagelsmann, i cili humbet lojtarin më të rëndësishëm në skuadër në këtë start sezon, teksa nuk bëhet e ditur koha që do të mungojë kapiteni i kombëtares gjermane. Me shumë mundësi Neuer do të humbasë dhe ndeshjen e parë në grupet e Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb