Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Greqinë menjëherë pas Turqisë. Mësohet se Rama do të ketë nesër një vizitë zyrtare në Athinë ku pritet të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Nuk dihet ende se cilat do të jenë temat e takimeve, por çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona apo Turqisë duket se do të jenë pjesë e bisedimeve.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb