Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelesky ka deklaruar sot e vendi i tij, në përgjimet e kryera ndaj Moskës, ka zbuluar planet ruse për të shkatërruar Moldavinë.

Zelensky ka zbuluar një fakt të tillë në fjalën përpara udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“E kam informuar presidentin moldav Maia Sandu se kemi përgjuar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”, ka deklaruar ajo.

Zelensky tha se plani ishte shumë i ngjashëm me atë të hartuar nga Rusia për të marrë kontrollin e Ukrainës, madje ka rrëfyer se dokumentet tregonin kur do të ndodhte zbatimi i planit, kush do ta zbatonte dhe mënyra se si plani do të funksiononte.

Ai shtoi se mënyra se si do të vendosej kontrolli rus mbi Moldavinë, do të ishte thyerja e demokracisë në vend.

Megjithatë Zelensky u shpreh se nuk arritën të mësonin nëse Putin e dha urdhrin për zbatimin e planit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb