Pas një periudhe të gjatë të politikave për të kontrolluar rritjen e lartë të popullsisë, Kina tashmë është e shqetësuar se me rënien e lindshmërisë, nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi të re punëtore që do të paguaj kontributet e nevojshme shoqërore për të suportuar me pensione moshën e tretë.

Për shkak të krijimit të një situate të tillë, është propozuar që studenteve të cilat mbesin shtatzënë gjatë periudhës së fakultetit, tu zgjatet koha e vënë në dispozicion për lejen e lindjes si edhe të mbështeten më shumë financiarisht.

Propozimi vjen 18 vjet pasi autoritetet hoqën kufizimet për studentët e universitetit që martoheshin dhe kishin fëmijë, që do të thotë se studentët nuk mund të përjashtoheshin për të mbetur shtatzënë.

Këshilltarët politikë kombëtarë që po mblidhen në Pekin këtë javë me Kongresin Popullor Kombëtar, pra Parlamentin kinez, po ofrojnë propozime, të tilla si lejimi i grave të pamartuara për të ngrirë vezët e tyre për të ngelur më pas shtatzëna në një moment të dytë dhe dhënien për fëmijët e lindur nga nëna single të njëjtat përfitime si atyre të lindur nga çiftet e martuara.

Një këshilltar politik ka sugjeruar që numri i viteve për arsimin parauniversitar të shkurtohet në dhjetë, në vend të 12, në mënyrë që një femër e diplomuar të ketë më shumë vite në dispozicion për të lindur fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: