VLORE– Pas paralajmërimeve të forta që dhanë sot kryeministri Edi Rama dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako për goditje të çdo rasti kriminal të trafikimit të drogës, policia ka ‘zbarkuar’ në Novolesë të Vlorës.

Ka qenë pikërisht zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai ai që deklaroi se aktualisht Policia Kufitare, Delta Forcë e Drejtorisë Vendore në Policisë Vlorë po ndërmerr një aksion antikanabis në pyllin e Dëllënjës në Njësinë Administrative Novoselë Vlorë. Prej kohësh aksioni policor është shtrirë në mbarë vendin, ndërsa janë asgjësuar dhe sekuestruar sasi të mëdha droge.

Ditën e sotme kreu i qeverisë dhe ai i Policisë së Shtetit deklaruan nga mbledhja e Task Force se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj trafikantëve të drogës por edhe aseteve që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme.
21106411_1644106278941515_1189404428492447439_n

21106450_1644106412274835_5413575913575755779_n

21106479_1644106325608177_5112946530651074627_n (1)

21106552_1644106735608136_8075198363349265550_n

21106791_1644106238941519_7497447752340780159_n (1)

21106791_1644106238941519_7497447752340780159_n

21150384_1644106692274807_3608951906451660874_n

21151336_1644106538941489_1357180045201781448_n

21192896_1644106618941481_5048010048845569804_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: