Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në  Tiranë  për 11 të arrestuarit, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Ai deklaroi se kjo qeveri ka humbur të drejtat morale dhe ligjore me vendimimin e sotëm për 11  të arrestuarit. Gjithashtu Balliu theksoi faktin se në këtë aferë nuk do të lejohet që Edi Rama  të prish shtëpitë e banorëve të Astirit.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek  dhuna dhe plagosja e efektives së policisë, Ina Nuku, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe për këtë deputeti Balliu bëri përgjegjës direk shefin e qeverisë.

“Po vazhdojnë të persekutohen nga këlyshët e Enverit. Duke e lënë sot në burg, pasi ai protestojë për të mbrojtur pronën dhe shtëpinë e  tij, kjo qeveri ka humbur  të drejtat morale dhe ligjore. Mbështetja jonë  do të vazhdojë ndaj qytetarit që proteston.  Qytetarët kanë të drejtën të protestojnë. PD do t’i mbështesë. Sot kjo qeveri tregoi se nuk një ligje e kushtetutë.

Qytetarët po mbrojnë shtëpinë nga aferat korruptive. Pikërisht me taksat që kanë paguar ai sot po i shemb.  Ato shtëpi do të mbrohen. Dje në Francë ka patur ngjarje më të rënda. Kjo nuk ka lidhje  as me unazën e re, pasi për të mbushur xhepat. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Për të mbushur xhepat ai p-përplasi qytetarët dhe policinë”, tha Balliu.

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës la në burg 1 nga 11 të arrestuarit, ndërsa për të tjerët dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: