Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përveç masave për shkollat, tha sot se masat e vendosura kanë efekt vetëm nëse gjithësecili prej nesh merr përgjegjësitë e veta në parandalimin e këtij virusi.

Manastirliu ka bërë apel për respektimin rigoroz të rregullave të vendosura gjatë festave të Nentorit, duke u shprehur se patriot është kush qëndron në shtëpi.

“Të dashur qytetarë,

Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë:
E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit.
Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.
Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.
Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: