SPAK ka hequr sekuestron për kompjuterat, celularët dhe serverat e Lapsi.al, media që nxori databazën e të dhënave personave.

Në fakt ishte SPAK që javë më parë vendosi sekuestron, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi duke urdhëruar shfuqizim të vendimit. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se tashmë vendimi është shfuqizuar.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë që më pas mori emrin si ‘skemë patronazhistësh’ dhe hapi një debat kryesisht në politikë.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit thekson se “Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur përkundrejt vendimit nr. 131, datë 18.04.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është disponuar për: ‘shfuqizimin e vendimit nr.131, datë 18.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar'”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb