KAVAJE– Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme pranë Spillesë. Kanë qenë anëtarët e ekuipazhit të një anije peshkimi, ata që kanë parë fillimisht trupin e pajetë në ujë.
Viktima e seksit mashkull është gjetur 7 milje larg nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”.
Menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, për të verifikuar nëse viktima ka shenja dhune.
Kujtojmë se një ditë më parë, një tjetër trup i pajetë u gjet nga peshkatarët pranë ishullit të Sazanit.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.
Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës.
(el.sp/BalkanWeb)