Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetje të rebelëve kurdë, të cilët akuzohen se vranë 13 pengje turke në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Ankaraja zyrtare tha të dielën se rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, kishin ekzekutuar 13 turq, trupat e të cilëve u gjetën në Irak gjatë një operacioni të armatosur kundër anëtarëve të grupit.

Uashingtoni ka thënë se dënon vrasjet nëse konfirmohen raportet se PKK-ja është përgjegjëse.

Erdogan u tha mbështetësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit se një deklaratë e tillë amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në dhe forcat Kurde Siriane të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron një degë të PKK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb