BRUKSEL-Bashkimi Evropian miratoi sot sanksione të reja shtesë kundër Koresë së Veriut duke ndryshuar masat e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Phenianit për provat bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike.

Vendimi vjen pasi Koreja e Veriut u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe pas vrasjes në aeroportin e Kuala Lumpur të Kim Jong-Nam, gjysmë-vëllait të liderit Kim Jong-Un, shkruan ‘Daily Mail’.
Këshilli i Evropës, i përbërë nga 28 shtete anëtare të BE-së, tha se masat përfshijnë shtrëngime në transaksionet e karbonit, hekurit dhe mineralin e hekurit me prejardhje nga Koreja e Veriut. Këto masa, që ndryshojnë një rezolutë të nëntorit 2016 të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu një ndalim të importeve të bakrit, nikelit, argjendit dhe zinkut me prejardhje nga ky vend.

Ato përfshijnë gjithashtu një ndalim të eksportit të helikopterëve të rinj dhe anijeve drejt Koresë së Veriut dhe një ashpërsim të masave në fuqi në sektorin e transporteve dhe në sektorin financiar. Masat e para shtrënguese të BE-së kundër Koresë së Veriut u vendosën në vitin 2006.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb