Policia turke ka arrestuar më shumë se 700 persona, përfshirë anëtarët e partisë politike pro-kurde, në operacionet kundër rebelëve të PKK-së.

Informacioni u shpërnda sot nga Ministria Turke e Punëve të Brendshme. Qeveria turke njoftoi të dielën se luftëtarët e Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit, kanë ekzekutuar ushtarë e policë, shkruan Reuters.

Sot, 718 njerëz nga 40 provinca në të gjithë vendin u arrestuan, duke përfshirë zyrtarë provincash dhe rrethi nga partia Demokratike e Popullit (HDP) e opozitës pro-kurde, e treta më e madhe në parlament, tha ministria.

Partitë e opozitës kanë akuzuar qeverinë se po vepron shumë ngadalë në përpjekjet e saj për të liruar të burgosurit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb