Kosova i ka ndaluar hyrjen edhe nënkryetarit të komunës së Beogradit, Goran Vesiç pasi ky i fundit duke udhëhequr një delegacion do të shkonte në Mitrovicë.

Sipas Vesiç, ishin dy xhipa policie që i treguan një dokument nga qeveria ku thuhej se ai nuk duhej të hynte në Kosovë pasi ishte kërcënim për vendin.

Ai shton se shqiptarët që flisnin edhe serbisht i thanë se u vinte keq për këtë vendim, por ishte nga qeveria dhe nënkryetari i Beogradit e cilëson si të çmendur duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për mungesë bashkëpunimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goran Vesic (@vesicg)

Kujtojmë se vetëm të enjten Vuçiç i shoqëruar nga Petkoviç dhe Vulin kërkonin të hynin në Kosovë, madje ata në letër kërkonin leje edhe për armë e eskortë policore, por që iu refuzua nga Ministria e Jashtme e Kosovës duke e cilësuar si provokim këtë vizitë.

(BalkanWeb(

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb