Disa ditë më parë ish-futbollisti i Milan, George Weah, i cili kishte fituar “Topin e Artë” me kuqezinjtë, befasoi duke u shprehur se ishte një tifoz i zjarrtë i Juventusit. Pas kësaj duket se ka marrë “zemër” edhe një legjendë si Çarlo Ançeloti i cili në një intervistë për emisionin “Edicola Fiore” ka çuditur duke pohuar se fëmijë kishte bërë tifoz për Interin.

“Kur kam qenë fëmijë kam pas bërë tifo për Interin. Më kujtohet që një ditë vendosa të bëja një provë te zikaltërit, por ata nuk më pranuan. Më pas, të gjithë e dinë që u bëra një lojtar i Milanit. Vitet më të bukura të karrierës sime i kam kaluar në Milano, kur isha trajner i kuqezinjve.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb