DURRES-Tre rrokerët më të famshëm botërorë të viteve 70, idhuj të rinisë durrsake e jo vetëm, kanë ardhur të skalitur në bronz për qytetarët dhe turistët në Durrës. Pas vendosjes së skulpturës së këngëtarit të famshëm të grupit muzikor britanik “Beatles” Xhon Lenon, në lulishten përballë portit të Durrësit, në afërsi të Torrës Veneciane, parkut ju shtuan edhe dy skulptura të tjera.

Tina Tërner e Mick Jagger, dy gjigantët e muzikës botërore që frymëzuan shumë breza në Shqipëri me këngët e tyre hite, janë skulpturat e fundit që kanë zbukuruar qytetin bregdetar. Burime nga Bashkia e Durrësit, bënë me dije se pritet përurimi i tyre në një ceremoni të veçantë në ditët e ardhshme. Autorët e dy punimeve të fundit janë realizuar nga grup autorësh nga Tirana. Këngëtarët janë vendosur përballë me portin e Durrësit, porta nga e cila shumë të rinj që duke dëgjuar këngët e tyre ëndërronin perëndimin .

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: