FRANCË- Presidenti i sapo zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron një ditë pasi fitoi garën për president të vendit, sot dha dorëheqjen nga kreu i Lëvizjes që e themeloi po ai vetë, raportojnë media franceze. Macron dorëheqjen e paraqiti në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit. Richard Feran, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes, falënderoi mbështetësit e saj, të cilët janë mbi 285.000 dhe njoftoi se Macron në mesditën e sotme dha dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: