Zjarret ia kanë lënë vendin reshjeve në Veri të Shqipërisë. Pasditen e sotme në zonën pranë Tunelit të Kalimashit ka pasur reshje të shumta shiu e breshëri. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, breshëri ka shkaktuar kaos në lëvizjen e makinave në Rrugën e Kombit, të cilat janë ndalur plotësisht, deri në kalimin e stuhisë.

Po kështu toka është zbardhur nga kokrrat e breshërit që kanë qenë me madhësi të konsiderueshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: