Ende pa u shuar zjarret masive, Turqia po përballet me një tjetër katastrofë natyrore.

Mediet turke raportojnë se bregdeti verior i Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.

Sipas autoriteteve, një person ka humbur jetën, si pasojë e një sulmi në zemër, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për një të humbur. 13 persona janë plagosur, pasi një urë është shembur në Bartin dhe 12 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në provincën e Sinopit, 240 kilometra në lindje të Bartin, një shtëpi u shemb për shkak të përmbytjes. Ndërkohë pacientët e një spitali janë evakuuar dhe disa rrugë në Sinop janë bllokuar, pasi meteorologët kanë parashikuar shira të dendur në zonë.

Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Vitin e kaluar, të paktën pesë persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb