GREQI

Ditën e sotme Greqia pezulloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Katar, pasi 12 nga 91 pasagjerët që udhëtonin në linjën Doha-Athinë të ‘Qatar Airëays’ pas testimit dolën positive me koronavirur.

Avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë. Pezullimi është të paktën deri më 15 qershor. Kujtojmë që deri tani në Greqi janë infektuar 2,937 persona nga të cilët kanë vdekur 179 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: