Donte të shkonte në banjo, por  në vend të saj ka gabuar portë duke hapur atë të emergjencës në avionin që nga Manchester duhet ta dërgonte drejt Islamabad, kryeqytet i Pakistanit. Gabimi i pasagjerit ka shkaktuar vonimin e avionit për të paktën 7 orë. Koha e impenjimit për të rregulluar atë që ndodhi mendohej se i dedikohej mungesës së personelit.

Shpërqëndrimi i pasagjerit nuk solli asnjë lloj rreziku për personat e tjerë në bord. Një përfaqësues nga Pakistan International Airlines ka deklaruar  se avioni ishte i parkuar kur u hap airbag.

“Avioni ishte i parkuar në pistë kur rrëshqiptësja  e airbag u hap, kështu nuk kishte asnjë kërcënim”-u shpreh ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb