Pasaporta e Shqiperisë renditet në vendin e 52-të për nga rëndësia, por vende në rajon lëmë pas vetëm Kosovën. Madje edhe Moldavia ka një pasaportë më të fuqishme se Shqipëria.

Sipas indeksit të Henley për fuqinë e pasaportave, Shqiptarët mund të lëvizin në 114 vende, në disa pa vizë, ose me vizë në pikën e hyrjes së një vendi tjetër. Pasaporta serbe është më e fuqishmja në Ballkan për nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Serbia renditet në vendin e 38-të, duke mundur të udhëtojnë pa viza edhe në Kinë, Rusi apo Japoni, vende të cilat shqiptarët nuk mund t’i vizitojnë pa vizë.

Edhe pasaportat e Maqedonisë së Veriut, Malit të zi apo Bosnje Hercegovinës janë më të forta se pasaporta e Shqiperisë. Vendi me pasaportën më të fortë në botë është Japonia pasuar nga Singapori dhe në vendin e tretë Gjermania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb