Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në Facebook këshillon të gjithë ata shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Amerikës, por kanë një pasaportë në prag të skadimit. Ambasada ju kujton se referuar ligjit amerikan një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.

Postimi i Ambasadës së SHBA
Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen

  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb