Autoritetet ukrainase kanë publikuar një fotografi, ku shihet një copë bombe therrmuese që ka ngecur brenda kornizës së pasaportës ukrainase të një adoleshenti.

Ministri i Jashtëm ukrainas që shpërndau imazhin, ka thënë se dokumenti i udhëtimit i shpëtoi jetën adoleshentit, i cili u lëndua nga copa e raketës në Mariupol në juglindje të Ukrainës. Madje ministri ukrainas, shtoi se djaloshi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për t’i shpëtuar vdekjes.

Bëhet fjalë për një djalë 16-vjeç nga Mariupoli i Ukrainës, të cilit pasaporta ia shpëtoi jetën sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb