Një histori e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku dy gra kanë mësuar se janë të martuara me dy shqiptarë, pa dijeninë  e tyre.

Ka qenë kanali MEGA TV dhe gazetari Nikos Evangjelatos të cilët kanë hedhur dritë mbi ngjarjen.

Sipas reportazhit, bëhet fjalë për një grup kriminal, ku përfshihen avokatë dhe nëpunës publikë grekë, të cilët falsifikojnë dokumente, kryejnë celebrime false dhe pajisin shtetas shqiptarë me pasaportë greke apo leje qëndrimi si bashkëshortë të shtetasve greke.

Deri tani janë konfirmuar 2 celebrime në gjendjen civile speciale të Athinës, për shtetasit e huaj, në vitet 2018 dhe 2019.

Pas denoncimit të grave, që zbuluan rastësisht se figurojnë të martuara me të huaj, një shtetas shqiptar ka pohuar se kërkoi nga avokatët të pajiset me leje qëndrimi, ndërsa ata i premtuan me pak euro më tepër “pasaportë dhe grua greke”.

Kështu, pranoi “të martohet” në formë sekrete me 34 vjeçaren  nga Selanik. Një tjetër 29 vjeçare greke rezulton e martuar, pa dijeninë e saj. Çështja po hetohet nga policia greke

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb